PDK e Nisma: Buxheti për vitin 2018, do të kalojë të dielën

Aktuale

PDK e Nisma: Buxheti për vitin 2018, do të kalojë të dielën

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 21:39
Kuvendi i Kosovës

Buxheti për vitin 2018, do të kalojë të dielën në Kuvendin e Kosovës dhe nuk do të ketë problem në sigurimin e numrave. Kështu janë shprehur deputetët e Kuvendnit të Kosovës, Fatmir Xhelili nga PDK-ja dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili, vlerësoi se nuk ka krizë institucionale, edhe pse dje buxheti i Kosovës për vitin 2018 nuk mori votat e mjaftueshme që të kalojë në lexim të parë.

“Disa deputetë janë në udhëtime dhe për këtë nuk kishte mundësi që të jenë numrat për të votuar buxhetin e vitit 2018. Kjo mungesë e deputetëve të pozitës u shfrytëzua nga ana e opozitës. Unë besoj se të dielën do të votohet buxheti i Kosovës për vitin 2018”, tha Xhelili në emisionin “n’Kuvend”.

Sipas tij buxheti i vitit 2018, do të kalojë dhe nuk do të ketë ndonjë problem. “Të dielën do të votohet në lexim të parë, kurse më pas do të plotësohet me amendamente nga deputet të tjerë”, theksoi Xhelili.

Kurse deputeti nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, vlerësoi se nuk ka krizë qeveritare. “Shpesh herë edhe në qeverisjen e kaluara ka qenë kështu shpesh dhe nuk ka pasur krizë. Kur ka pasur interes dhe çështje madhore ka pasur në të kaluarën edhe pjesëmarrje edhe nga opozita. Kësaj radhe ndodhur ndryshe. Opozita ka mundësi të hap tema të ndryshme”, tha Shala Xhelili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat