Rruga Pejë-Kuqishtë ende e pakalueshme për vetura

Aktuale

Rruga Pejë-Kuqishtë ende e pakalueshme për vetura

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:14
Rrëshqitja masive e dheut në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë

Rrëshqitja masive e dheut në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë gjatë ditës së djeshme ka bërë që rruga edhe sot të mos jetë e kalueshme për automjetet.

Shefi i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Argjend Zejnaj, ka bërë të ditur se kompania është duke punuar ende për të larguar dheun dhe se momentalisht ajo pjesë e rrugës është e hapur vetëm për mjetet e punës së kompanisë.

“Situata në mëngjes ka qenë gjysmë e qarkullueshme, kompania është në punë hale për shkak të sasisë së madhe të dheut që është shembur dhe pamundësisë që me ndërhy për të hekur në total për shkak të rrezikut që me ndodh prapë rrëshqitja. Momentalisht është e hapur vetëm për mjete të kompanisë, por jo për qarkullim të automjeteve”, tha ai.

Ndërsa, sipas tij të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës që ndodhën gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Për sa i përket atyre rrugëve që i menaxhojmë ne si ministri rrugët rajonale dhe nacionale janë të qarkullueshme, normal me kujdes për shkak të mundësisë së ngricave jo për shkak të borës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat