Tahiri: Do të promovoj të drejtat e njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë

Aktuale

Tahiri: Do të promovoj të drejtat e njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:14
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të së Drejtave të Njeriut.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si ministër do të promovoj të drejtat e njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë.

“Sot, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut pasqyron idenë se çdo ditë është e duhura për të punuar për barazi, drejtësi dhe dinjitet mes njerëzve. Kjo ditë shënon nënshkrimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara, dokument bazë për vënien e standardeve në këtë fushë. Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet”, ka thënë ministri i Drejtësisë.

“Një aspekt i rëndësishëm i rolit tim si ministër i Drejtësisë është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë.  Derisa reflektojmë për Ditën e të Drejtave të Njeriut, le të miratojmë mesazhin e kësaj dite duke luajtur rolin tonë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njëri-tjetrit. Vendi ynë bazohet në vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duhet të bëjmë sa më shumë që këto vlera ti mbrojmë në sistemin tonë juridik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat