Qeveria të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

Aktuale

Qeveria të marrë masa për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:44
Pamje nga marshi në Prishtinë

(E plotësuar) - Me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, së bashku me përfaqësues të OJQ-ve, kanë marshuar nga Teatri kombëtar drejt sheshit “Zahir Pajaziti” për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ku u kërkua fuqizimi i përpjekjeve për promovimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se data e sotme, është ditë e veçantë pasi iu bëhet referencë vlerave universale të të drejtave të njeriut. Ai tha se të gjitha kategoritë që u mohohen të drejtat elementare duhet të trajtohen njësoj, përderisa theksoi se rastet më të shpeshta të mohimit të të drejtave të njeriut janë rastet ekonomike.

Jashari: Qeveria t’i adresoj me prioritet çështjet e të drejtave të njeriut

 “Kërkojmë nga Qeveria e Republikës të Kosovës, që t’i adresojnë me prioritet çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe t’i ofrojë përkrahje më të fuqishme institucionale në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe OJQ-ve”, tha ai.

Kryetarja e Rrjetit të Grave, Igballe Rugova tha se edhe pse kanë kaluar 70 vjet që nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, në botë ende nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit.

Ajo tha se kjo ditë është ditë e bashkimit për të ngre lartë zërin e popullit për të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Rugova: Po ngremë zërin për të drejtat e gjithë njerëzve në Kosovë

“Kjo është një ditë e veçantë sepse kemi dalë bashkarisht të ngremë zërin edhe për të drejtat e të gjithë njerëzve në Kosovë për të drejtat e grave, për të drejtat e fëmijëve, për të drejtat e të rinjve, për të drejtat e komuniteteve, e LGBT dhe për të gjitha të drejtave njeriut këtu në Kosovë”, tha ajo.

Luljeta Demolli, përfaqësuese e organizatave për të drejtat e njeriut, tha se ky marsh shënon Ditën e të Drejtave e Njeriut. Ajo e konsideroi të rëndësishëm faktin se numër i madh i organizatave janë bashkuar për të kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit.

Demolli: Nën ombrellë kemi mbrojtjen e të drejtave të njeriut

“Jemi një numër i madh i organizatave që jemi aktive dhe e kemi nën ombrellë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha ajo.

I pyetur se si ndihen që askush prej zyrtarëve qeveritar nuk ka marrë pjesë në këtë marsh, Jashari tha se shpreson që të gjithë të kenë marrë mesazhin, meqenëse qëllimi ishte që të gjithë të vetëdijesohen dhe krahas kësaj të punohet për sigurimin e çdo të drejte jetësore.

Ndryshe, kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Image
Pamje nga marshi në Prishtinë

Jashari: Institucionet të respektojnë të Drejtat dhe Liritë e Njeriut

Zyra e Avokatit të Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare të Kosovës shënuan Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Në këtë organizim u mbajt edhe marsh nga këto organizata për të bërë thirrje që të mbrohen të drejtat e çdo njeriu në Kosovë.

Igballe Rugova, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës tha se sot jemi të mbledhur për të ngritur zërin për të drejtat e njeriut, që sipas saj tash e 70 vite nuk ka të drejta të barabarta për çdo njeri në botë.

” Për herë të parë po mblidhemi të gjitha organizatat në ombrellën e avokatit të popullit, që bashkarisht të ngrehim zërin për të drejtat e njeriut e që 70 vite edhe në botë nuk ka të drejta të barabarta. Nuk i kemi të drejtat dhe liritë e njeriut të implemenuara ashtu si thotë deklarata, por ne nuk do të ndalemi dhe kjo është  e veçanta se ne kemi dal bashkarisht të ngrehim zërin për të drejtat e të gjithë grupeve në Kosovë, për të drejtat e grave, e komuniteteteve për të drejtat e LGBT-së dhe të gjitha të drejtat e njeriut në Kosovë”, tha Rugova.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit tha se kjo ditë është e veçantë në Kosovë sepse po marrin pjesë të gjitha organizatat dhe që deklaratën për të drejtat e Njeriut sipas tij e kanë nënshkruar 40 organizata.

“ Është një ditë e veçantë, është dita 10 dhjetori, si një ditë universale për të drejtat e njeriut. Është e veçantë kjo ditë në Kosovë sepse të gjitha organizatat joqeveritare po marrin pjesë, ku deklaratën e kanë nënshkru 40 organizata deri më tani dhe që janë pajtu që të ju adresohemi institucioneve publike.

Misioni i kësaj deklarate është unifikimi rreth qëllimeve dhe të drejtave të lirive të njeriut dhe thirrja e institucioneve publike që me i respektu këto standarde në kushtetutën e vendit dhe në dokumentet kryesore”, tha Jashari.

Ndërsa, Drita Demolli, përfaqësusese në organizatën për të Drejtat e Njeriut, tha se këto organizata mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe ajo tha se ky marsh shënon ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Jemi organizata që mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut. Marshi është marsh që shënon ditën e të drejtave dhe lirive të njeriut me mesazhin “Zgjohu për të drejtat e njeriut”, dhe po e përmbyllim sot në ditën 10 dhjetori. Kemi bërë një bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile së bashku me Avokatin e Popullit ose në iniciativën e Avokatit të Popullit”, tha Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat