Kurteshi: Liri për të burgosurit politikë

Aktuale

Kurteshi: Liri për të burgosurit politikë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
Sami Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se veprimi i tij në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, i përkushtohet miliona njerëzve të uritur dhe atyre që janë të përndjekur nga shtypja policore e ushtarake.

Këtu ai ka thënë se angazhohet edhe për të përndjekurit dhe burgosurit politikë, si Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, mbi të gjitha Astriti, Arbnorit, Monit e Arbenit, siç shprehet, të vrarë nga policitë kriminale.

Kurteshi më tej ka thënë: “Liri për të burgosurit politikë”.

“Për çdo ditë, e veçanërisht sot, mendja dhe veprimi im u përkushtohet qindra miliona njerëzve të uritur e të përndjekur nga dhuna sistemore nga shtypja policore e ushtarake, qindra miliona refugjatëve të dëbuar nga vatrat e tyre, fëmijëve dhe të uriturve pa strehë mbi kokë, të përndjekurve dhe të burgosurve politikë në Atdheun tim, Atdheut, Adeas, Egzonit, Frashërit, Donikës dhe Albinit dhe, mbi të gjitha Astriti, Arbnorit, Monit e Arbenit, të vrarë nga policitë kriminale”, ka shkruar ai në Facebook.

“#Liripërnjeriun

#Liripërtëburgosuritpolitikë

#LiripërAdeanAtdheunEgzoninFrashërinDonikëndheAlbinin

#DrejtësipërAstritin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat