Pas përçarjes mes tyre, Vetëvendosje merr këtë vendim

Aktuale

Pas përçarjes mes tyre, Vetëvendosje merr këtë vendim

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 13:58
Lëvizja Vetëvendosje

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka thënë se kryesia e VV-së do të mblidhet nesër.

“Nesër do ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë shkurt Kurteshi.

Kjo mbledhje e kryesisë së Vetëvendosjes, do të ndodhë për shkak të një konflikti që ka ndodhur ndërmjet dy deputetëve të kësaj partie, mes Aida Dërgutit dhe Albin Kurtit, Ku sipas disa mesazheve të publikuar në medie, Dërguti e ka ofenduar rëndë themeluesin e kësaj partie Albin Kurti.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, kanë reaguar shumë deputetët, disa prej tyre kanë arsyetuar Dërgutin, e disa e kanë kritikuar atë shumë ashpër. Pas këtyre mesazheve, Dërguti ka kërkuar falje publikisht për gjuhën fyese që ka përdorur ndaj Kurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat