Ja çfarë thotë Ramush Haradinaj pas votimit të buxhetit

Aktuale

Ja çfarë thotë Ramush Haradinaj pas votimit të buxhetit

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:41
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ka thënë se ka pritur nga deputetët e opozitës të marrin pjesë në votim. Ka thënë se është e habitshme mospjesëmarrja e deputetëve të LDK’së e VV’së në votimin e buxhetit në lexim të parë. Ndërkohë, në seancën e sotme 62 deputetë kanë votuar për projektbuxhetit të Qeverisë derisa 2 të tjerë kanë dalë kundër.

“Ky buxhet siguron buxhet për të gjithë mësuesit, mjekët, kategoritë e lirisë. Është e habitshme mospjesëmarrja e deputetëve në votim”, ka thënë Haradinaj, në një paraqitje për media, pasi është votuar Buxheti në lexim të parë.

“Ishte vazhdim i seancës të ligjit të buxhetit. Leximi i parë dhe vota sot. Deputetët  e votuan ligjin për buxhetin në lexim të parë. Me siguri do të ketë amandamente në lexim të dytë. Nëse janë propozime në shërbim të qytetarëve do t’i marrim parasysh”, ka shtuar ai.

Seanca për Buxhetin e Shtetit ka përfunduar shpet pasi vetëm është votuar për Projektbuxhetin për vitin 2018.

Kështu, nga 64 deputetë sa kanë votuar, 62 janë deklaruare pro buxhetit, ndërsa, vetëm dy kanë votuar kundër.

Edhe pse kanë marrë pjesë në seancë, Opozita s’ka marrë fare pjesë në votim. Pra, ata nuk e kanë shfrytëzuar fare të drejtën për të votuar pro, kundër apo abstenim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Projektbuxheti do të kalojë nëpër Komisionet Parlamentare për t’u rikthyer përsëri në Kuvend për miratim përfundimtar.

Votimi i buxhetit ishte testi i parë i Qeverisë Haradinaj për të testuar nëse e kanë shumicën e votave në Parlamentin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat