Kërkesa e aktivistëve të VV-së për Shpend Ahmetin

Aktuale

Kërkesa e aktivistëve të VV-së për Shpend Ahmetin

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 16:27
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti njoftoi sot se ekipet që merren me mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar për pastrimin e rrugëve, teksa ende nuk ka dhënë qëndrim për situatën e krijuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës shkroi në rrjetin social Facebook se rrugët e komunës janë të kalueshme, pavarësisht borës që ka rënë të shtunën.

“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar në terren, dhe pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme”, tha Ahmeti.

E shkrimi i Ahmetit për borën dhe rrugët, nuk i bëri shumë përshtypje komentuesve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata i kërkuan atij që të jepte një qëndrim për përçarjen brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku para disa ditësh Aida Dërguti e kishte quajtur “m**” ish-kreun e partisë, Albin Kurti.

“Shpend, si një aktivist i thjeshtë po të lutem të deklarohesh rreth rastit Kurti – Derguti & Molliqaj. Të gjithë besojmë se je në anën e duhur, por na duhet një siguri”, i thotë aktivsti i VV-së Korab Muhadri, Shpend Ahmetit në Facebook.

Pati edhe nga ata simpatizantë që i kërkuan Ahmetit t’i dalë në mbrojtje Albin Kurtit, pas ofendimit që pranoi nga Aida Dërguti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat