Deputetja e AAK-së i del në mbrojtje koleges së VV-së: Aida jam me ty

Aktuale

Deputetja e AAK-së i del në mbrojtje koleges së VV-së: Aida jam me ty

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:32
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka dalë në mbrojte të koleges së saj nga VV-ja Aida Dërguti.

“Aida ,unë jam e sigurt se ajo që pamë e dëgjuam nuk e pasqyron karakterin, përkushtimin dhe zërin tuaj atdhetar dje dhe sot, prandaj jam me Ty”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

“Jam kundër linçimit tënd sepse tek e fundit të gjithë jemi njerëz. Të gjithë gabojmë, kush më shumë e kush më pak”, ka thënë deputetja e AAK-së.

Para Haxhiut edhe Aleanca e Gruas së AAK-së, përmes kryetares Magbule Shkodra, kanë dalë në mbrojte të deputetes së VV-së, Aida Dërguti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat