Haradinaj: I tronditur me shpërthimin në New York

Aktuale

Haradinaj: I tronditur me shpërthimin në New York

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur pas sulmit terrorist që ka ndodhur sot në New York, ku kanë mbetur të plagosur së paku tre persona.

“I tronditur me shpërthimin në New York dhe lëndimin e disa qytetarëve të atjeshëm. Aktet e këtilla terroriste na rikujtojnë tërë kohën përgjegjësinë që ne të gjithë kemi për paqen, demokracinë dhe sigurinë.

Kosova i qëndron pranë SHBA-së dhe popullit amerikan përballë të keqes globale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat