Bulliqi sqaron opinionin publik për librin që është recensent

Aktuale

Bulliqi sqaron opinionin publik për librin që është recensent

Nga: A.S Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:24
Shpejtim Bulliq

Ish-deputeti i LDK-së, Shpëjtim Bulliqi dhe njëherit anëtar i Komisionit të ri për demarkacionin përmes një komenti në profilin e tij në Facebook ka sqaruar opinionin publik për bashkautorësinë në librin, Njeriu dhe Natyra 5.

Bulliqi ka shkruar se ai është recensent i këtij libri vetëm në kaptinën që lidhet me fushën e Gjeografisë.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Sqarim
Miq të respektuar, ditët e fundit nga disa portale ishte aktuale libri Njeriu dhe natyra 5, nga grup autorësh, në të cilën njëri nga recensentët jam edhe unë.
E sqaroj opinionin publik dhe ata të cilët po e keqpërdorin emrin tim, se pjesa e recenses sime në këtë tekst, ka të bëjë vetëm me kaptinën që rrjedhimisht lidhët me fushën e Gjeografisë dhe në asnjë mënyrë me fushat tjera që e përbëjnë tërësinë e tekstit.
Me respekt!
SH.B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat