Krasniqi: S’jemi të sigurt që kemi numrat për demarkacionin

Aktuale

Krasniqi: S’jemi të sigurt që kemi numrat për demarkacionin

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:39
Memli Krasniqi

(E plotësuar) - Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk janë të sigurt nëse i kanë votat për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai shpreson se do t’i bëjnë 80 vota, në mënyrë që demarkacioni të procedohet sa më shpejt në Kuvend.

Krasniqi: Nuk jam i sigurte që i kemi numrat

“Nuk jam i sigurt që i kemi numrat, sepse nga diskutimi që e kemi parë dhe nga deklarimi që e kemi parë të shefave të grupeve parlamentare deputetëve të caktuar sot për sot nuk jam i sigurte që mund të bëhen 80 vota, por nesër  edhe ndoshta bëhen. Ne shpresojmë që do të bëhen 80 vota, sepse është një prej pikave më të rëndësishme që duhet me i proceduar sa më shpejt”, tha ai

Krasniqi: Materiali për demarkacionin ende nuk ka arritur në duart e deputetëve

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se materiali i Qeverisë për Marrëveshjen e Demarkacionit i proceduar ditë më parë, ende nuk ka arritur në duart e deputetëve.

Ai ka thënë se sapo të procedohet në Kuvend, më pas kryesia e ka kompetencën që ta vë në rend të ditës diskutimin dhe votimin e kësaj Marrëveshjeje.

Deputeti i PDK-së e ka pranuar se tash për tash nuk i kanë votat e mjaftueshme për ta votuar Marrëveshjen e Demarkacionit. Por nuk e ka përjashtuar mundësinë që ato të sigurohen ditëve në vazhdim.

Tash nuk i kemi 80 vota, por nuk do të thotë që nuk sigurohen nesër”, ka thënë deputeti Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat