Përgjimet e radhës: Kur dhe si kishte dashur Thaçi ta përfshinte Lumezin në PDK

Aktuale

Përgjimet e radhës: Kur dhe si kishte dashur Thaçi ta përfshinte Lumezin në PDK

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:25
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Lumezi

Përfshirjen e Aleksandër Lumezit në PDK, ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte planifikuar ta bënte përmes Kongresit.

Në përgjimin e radhës, Adem Grabovci i kishte sugjeruar Thaçit se kjo edhe mund të bëhej përmes kryesisë, të cilën Thaçi do të ishte mirë ta bënte personalisht.

Ndërkohë, Kadri Veseli ka folur për herën e parë për përgjimet, ai nuk e ka mohuar diskutimin për përfshirjen e Lumezit në PDK, por ka thënë se është detyrë e partive politike të marrin kuadro të reja që sjellin rezultate.

Vetë Lumezi, në një intervistë ditëve të fundit, ka thënë se klanit “Pronto” i janë përzier kabllot, por rezultatet e kësaj afere do të shihen në janarin e 2018-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat