Deputetja e VV-së thotë mos u nxitoni për Albin Kurtin, tregon se çfarë është ai

Aktuale

Deputetja e VV-së thotë mos u nxitoni për Albin Kurtin, tregon se çfarë është ai

Nga: B.S Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:44
Albin Kurti

Fatmire Kollçaku, deputete e VV-së dhe nënkryetare e kësaj partie, përmes një postimi në facebook, ka thënë se nuk duhet të nxitohet askush për Albin Kurtin, pasi sipas saj ai është i pakontestueshëm.

“Ai nuk ka nevojë për mbrojtje në organizatë, sepse është i pakontestueshëm nga të gjithë. A nuk e tregoi këtë fushata nacionale dhe ajo lokale!?”, ka shkruar Kollçaku, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë"

Ai nuk ka nevojë për mbrojtje në organizatë, sepse është i pakontestueshëm nga të gjithë.
A nuk e tregoi këtë fushata nacionale dhe ajo lokale!?
Ai ka nevojë për unitet të organizatës. Ai ka nevojë për të gjithë ne, dhe secilin veç e veç.
Unë pashë shumë brengë, shumë sinqeritet, shumë kolegialitet, shumë vullnet për ta çuar organizatën përpara, por edhe shumë nevojë për reflektim nga të gjithë. Unë e di që secili e merr përgjegjësinë për veprimet e veta, por as meritat nuk duhen mohuar.
Mos nxitoni. 
#meAlbinin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat