Abazi: Shpendi dhe Dardani janë hijenat e VV-së

Aktuale

Abazi: Shpendi dhe Dardani janë hijenat e VV-së

Nga: A.M. Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:56
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku e cila po kalon nëpër një krizë që e kemi parë në çdo parti dhe pas rritjes ata që heshturazi kanë qenë duke vrojtuar kanë filluar gjahun e tyre për të bërë viktimë udhëheqësit kryesor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Shpendi dhe Dardani janë hienat e VV i pari është një dredhagji që me përtaci dhe në rrugë të shkurtera duke manipuluar të tjerët dhe duke ndërsyer konflikte tenton të vijë në krye të VV”.                                               

Postimi i plotë:

Me i keq eshte nxitesi se sa kryesi i vepres

Nuk eshte aspak per habi qe ne nje shoqeri me shume pak vlera ne jeten publike, organizimi politik eshte arene e thikave pas shpine besa edhe ne sektoret tjere. Eshte bere praktike qe zotesi te konsiderohet dembelia dhe perfitimi i shpejte dhe lojrat e ndyta dhe kapacitetet qe investohen ne ngritjen e mureve te ndarjes e perqarjes per te perfituar individ perfide dhe per t'i hudhur ne gracke e ne konflikt njerezit ndermejt vete. VV po kalon neper nje krize qe e kemi pare ne cdo parti, grupim apo asociacion, prapaskenat dallaveret dhe mungese e parimeve e principeve. Tani kur eshte rritur ne shtrirjen dhe fuqine e vet ata qe heshturazi kane qene duke vrojtuar kane filluar gjahun e tyre per te bere viktime udheheqesit kryesor dhe per te eliminuar e sjelle ne situae lincimi npermejt paranojes kushdo qe mudn te shifet rrezik. Shpendi dhe Dardani jane hijenat e VV i pari eshte nje dredhagji qe me pertaci dhe ne rruge te shkurtera duke manipular te tjeret dhe duke ndersyer konflikte tenton te vije ne krye te VV. Veprimet e Shpendit ne grup jane perqarese e qe ai i quan art politik por kj behet per perfitime dhe per te mos e vene vehten dhe papunesine tij ne pah, keto jane taktika te uleta dhe forma te liga qe perdoren nga njerez qe perdorin thika pas shpine dhe duan te ngriten nepermejt punes dhe sakrfices se tjereve duke shkaktuar konflikte ndernjerezore por pa u pare- doremeshehur. Eshte gje e mire qe po ndodhje kjo gje tani ne VV para se te kete marre shume pushtet sepse gjithesesi une e shoh VV te trasformuar ne nje te majte te shendoshe burimore e cila do te zevendesoje PDK dhe duke ofruar nje gare kualitative me te djathten qe po ashtu eshte duke u reformuar ne menyre graduale por te sigurte. Gjithesesi nga kjo "beteje' duhet dilet me standard me te larte te veprimit te individeve permbrenda organizimeve politike dhe me mekanizma pergjgjeshmerie e llogaridhenje qe aplikohen per gjithesecilin nejsoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat