Aktivisti i VV-së ka një lutje për të gjithë anëtaret e kësaj partie

Aktuale

Aktivisti i VV-së ka një lutje për të gjithë anëtaret e kësaj partie

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:13
Valdrin Ahmeti

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti ka shkruar në Facebook ka bërë thirrje që sa më parë të thirret këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të shpallen zgjedhjet për kryetar në Lëvizje.

Ai ka shtuar se secili anëtar i Lëvizjes ka të drejtë të kandidojë për kryetar nëse i plotëson kushtet e statutit.

Shkrimi i plotë:

Shumica nuk dihet ne ajer, shumica percaktohet me zgjedhje demokratike.

Andaj si aktivist i Levizjes, kerkoj qe sa me pare te thirret keshilli i pergjithshem i Levizjes dhe te shpallen zgjedhjet per kryetar ne Levizje, meqe afatin e kemi shtyre per shkak te zgjedhjeve lokale.

Nuk mund te vazhdojme me shantazhet qe po ia bejne Levizjes nje grusht njerezish qe thirren ne shumice.

Kushdo qe eshte anetar i Levizjes ka te drejte te kandidoje per kryetar nese i ploteson kushtet e statutit.

Une i motivoj te gjithe ata qe kane aspirata qe te drejtojne Levizjen te kandidojne, dhe ta pranojne rezultatin zgjedhor.

P.s. Nese ndonjeri nga kunderkandidatet e Albin Kurtit nuk arrin ti siguroje nenshkrimet per te hyre ne gare, une premtoj se do t’ia jap nenshkrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat