Haziri flet për skandalin e Mu***: Albin, shpresojmë me dalë shpejt prej burgut, e me kallxue të vërtetën e madhe

Aktuale

Haziri flet për skandalin e Mu***: Albin, shpresojmë me dalë shpejt prej burgut, e me kallxue të vërtetën e madhe

Nga: A.M. Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 21:25
Lutfi Haziri / Foto "Bota sot"

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka shkruar në Facebook se “ Kur e gjeti rrugën, doli Aida sikur në romane dhe ia ndërpreu. I tregoi që i duhet me u kthy prap te m…!” dhe se shpresonë që Albin Kurti të dal prej burgut e të tregojë të vërtetën.

Postimi i plotë:

U mundova qe sa orë e sa ditë me përballue këtë gjendje, por s’po kam qare pa i thanë do fjalë.

Kjo javë u përshkrue me statusin e m… Dikush u munue me ba m.. me sh….!

Përnime, Albini prej mbaslufte asht tuj u mundue me ba m… me sh…, duke folë, reagu, burgos, hy napër shpija, thirrë në telefon, pranue, refuzue etj., veç me e gjetë rrugën drejt qeverisjes.

Kur e gjeti rrugën, doli Aida sikur në romane dhe ia ndërpreu. I tregoi që i duhet me u kthy prap te m…!

Asht bash qajo Aidë me të cilen ai e kishte ndërtue kauzën e marrjes së qeverisjes me te.

Por, nji ‘gabim’ aksidental i kushtoi shumë me të vërtetën e madhe që marksizëm leninizmi ose e ka fytyren e Albinit, ose Dardanit, ose Shpendit…

Na mendojmë që ma s’shumëti e ka fytyrën e Samisë ose Bacit të tij…!          

Albin, shpresojmë me dalë shpejt prej burgut, e me kallxue të vërtetën e madhe! Lut Emrush Haziri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat