Vetëvendosje demanton mesazhet që u publikuan sot: Janë të montuara

Aktuale

Vetëvendosje demanton mesazhet që u publikuan sot: Janë të montuara

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 21:47
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me publikimin e disa fotografive ku pretendohej se ishte  e vërtet biseda që u realizua në mes të deputetëve Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani, Faton Topalli e Dardan Sejdiu.

Në reagimin e VV’së thuhet se asgjë nga ato biseda nuk janë të vërteta dhe se ai grup i bisedës mes deputetëve nuk ekziston.

Sipas tyre, kjo është përpjekje për të manipuluar opinionin përmes shpifjeve në këtë kohë kur LVV është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme.

Lexoni të plotë reagimin e VV’së:

Mesazhet e publikuara janë të montuara

Para pak çastesh, në portalin “Kosova Post” është  publikuar një foto që pretendon se janë bisedat private të  Nënkryetarit e deputetit Dardan Sejdiu dhe deputetëve Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.

Lëvizje VETËVENDOSJE! dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston.  Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme. Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon  ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat