Xhavit Haliti me fjalë të mira për Aida Dërgutin

Aktuale

Xhavit Haliti me fjalë të mira për Aida Dërgutin

Nga: A.S Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:55
Xhavit Haliti shihet shumë miqësorë me Aida Dërgutin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së ka fjalë të mira për deputeten, Aida Dërguti, e cila para dy ditëve dha dorëheqje nga Kryesia e Vetëvendosjes dhe nga posti i kryetares së degës së këtij subjekti politik në Vushtrri, pas ofendimeve që ajo i bëri Albin Kurtit në një komunikim ne viber, teksa po fliste me kolegët e grupit të saj parlamentar.

Në një prononcim për “Bota sot”, Haliti thotë se Dërguti është një zonjë e respektuar dhe se raportet e tij më atë janë korrekte e funksionale.

“Aida Derguti është një zonje e respektuar dhe është Nënkryetare e Kuvendit. Bashkë kushtetutshmërisht jemi në Kryesinë e Kuvendit”, thotë Haliti për “Bota sot”.

Sa i përket fotos së tij me Aida Dërgutin që po qarkullon në rrjete sociale pas ofendimit që ajo i bëri e Kurtit, e që po aludohet se Haliti mund të ketë ndikuar në një farë mënyrë te Dërguti, Haliti thotë se ajo foto është bërë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kur Kosova u pranua si delegacion i përhershëm.

“Foton të cilën e kanë prezantuar mediat ka qenë një foto e bërë nga Shaban Selimi, Drejtor i Zyrës për marrëdhënie me jashtë. Fotoja është bërë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një moment kur delegacioni ynë ka arritur suksesin e madh ne duke u pranuar si delegacion i përhershëm, e jo si vizitor që kemi qenë për 10 vjet”, thotë Haliti për “Bota sot”.

“Raportet e mia me Aiden kanë qenë e janë korrekte e funksionale”, shtoi Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat