Pranimi i madh i Ymerit – VV mund të ndahet në dy pjesë

Aktuale

Pranimi i madh i Ymerit – VV mund të ndahet në dy pjesë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:03
Visar Ymeri

(E plotësuar) - Pakënaqësitë e shpërfaqura nga një bisedë në Viber, por  kohë më parë,  brenda Lëvizjes mund të prodhojnë ndarjen e partisë Vetëvendosje.

Kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri në një intervistë ekskluzive për Rubikon ka thënë se është i angazhuar në zgjedhje të problemit por nuk mund të garantoj zgjidhej, pasi, siç tha  jo çdo gjë varet na vullneti i tij. Ndryshe ai do të ishte në gjendje të bënte çdo gjë, madje edhe të jep dorëheqje.

“Nuk dua të spekuloj se si do të jetë fundi. Unë si kryetar dhe si aktivistët i Lëvizjes jam i angazhuar të gjej zgjidhjen, nuk jam i sigurt se do të jem i sigurt. Nuk mund të garantoj sepse nuk varet krejt prej meje. Nëse do të varej krejt prej meje atëherë do ta garantoja zgjidhjen. Mendoj që njerëzit të cilët kanë një pakënaqësi me atë çfarë po ndodh, nëse e shohin këtë si metodë atëherë normalisht se nuk do ta shohin vetën brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund të qëndrosh si trup i huaj dhe kjo do të prodhonte një rezultat të tillë, largimin e këtyre personave”, ka thënë Ymeri.

Ai theksoi se ndarja do ta dobësonte shumë subjekti e sidomos në një momentum të tillë politik.

Ymeri reagon ndaj deklaratës së Kurtit ku deputetët e VV-së u quajtën anëtarë të SHIK-ut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur lidhur me akuzat që zyrtarja për media e VVsë, Tinka Kurti i ka akuzuar deputetët Dardan Molliqaj e Dukagjin Gorani si njerëz të SHIK’ut.

Ymeri tha se është e papranueshme kjo gjuhë që është përdorur nga Kurti, sidomos për vetë faktin se ajo ka pozitë dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes.

“Mendoj se edhe kjo hyn në kuadër të komunikimit që janë të papranuara. Është e papranueshme sepse ka përgjegjësi brenda Lëvizjes. Nuk u lejohet të shpërfaqin në publik mendime të tilla. Njerëzit nuk duhet t’i cilësojnë rrjetet sociale si private dhe të shkruajnë çfarë të duan, sepse publikimet janë publike”, tha Ymeri.

Tutje ai tha se do të flas me Kurtin dhe do ta sqaroj këtë situatë, pasi sipas tij është e tepërt që deputetët e VV-së të cilësohen si SHIK.

“Nuk ndaj mendim të njëjtë me të. Nuk kemi marrë masa për këtë, do ta diskutojmë. Nuk jam autoritar e ndëshkues. Do ta diskutoj me Tinkën dhe të tjerët të sqarojmë pse ka ndodhur kjo. Nuk arsyetohet një shpërthim i tillë. Ka mënyra në të cilat mund të ngritësh pakënaqësitë brenda LVV’së. Secili aktivist mund të bëjë ankesa. Natyrisht se kjo është e tepërt. Këta dy persona janë deputetë, nuk janë SHIK. Dardan Molliqaj është në Vetëvendosje që nga viti 2006. Ka një zhvillim të paprecedentë të gjuhës së ashpër e të gabuar, vetëm pse ka mospajtime”, tha tutje Ymeri

Akuzat e deputetes Aida Dërguti karshi Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit i ka sqaruar kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri në një intervistë për emisionin “Rubikon”. Në këtë intervistë ai pranoi se tash e një vit Lëvizja po përballet me linçime e etiketime të personave të caktuar.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosje ka ndryshuar dhe nuk është ajo e ditëve të para. Sipas tij, brenda subjektit ka kohë që ka dallime e mospajtime se si do të duhej të funksiononte Lëvizja.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje ka një kohë që ka dallime e mospajtime në atë se si do duhej që organizata të zhvillohet dhe cila metodë është më e përshtatshmja në cilën aktualitet ndodhet vendi dhe Vetëvendosja”, ka thënë Ymeri.

Ai tha se Dërguti mori përgjegjësin për fjalorin e përdorur, për të cilin Ymeri thotë se është gjuhë e papranueshme.

Dardan Sejdiu ka ofruar dorëheqjen në Vetëvendosje

Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe funksionet e tjera që mban në këtë parti.

Lajmin e ka bërë të ditur pak çaste më parë kryetari i partisë, Visar Ymeri.

Ai ka thënë në se Sejdiu ka shprehur gatishmërinë edhe që të japë dorëheqje nga posti i tij i depuetit të VV'së në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat