“Askush më shumë e mirë se Albini nuk na bashkon rreth konceptit politik”

Aktuale

“Askush më shumë e mirë se Albini nuk na bashkon rreth konceptit politik”

Nga: Bota sot Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:13
Albin Kurti

Edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas intervistës së liderit të kësaj partie, Visar Ymeri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është për kandidimin e Albin Kurtit për kryetar, sepse askush më mirë se ai nuk i bashkon rreth konceptit e programit politik, përcjell Bota sot.

“Kushdo nga aktivistët që është i interesuar për unitet, i pari do ta kërkonte kandidimin e Albinit. Askush më shumë dhe më mirë se Albini nuk na bashkon përreth konceptit e programit politikë, sidomos sot e tash!” ka shkruar Rrustmei në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat