Aliu: Kurti fiton nëse kandidon, ka 95 për qind të përkrahjes

Aktuale

Aliu: Kurti fiton nëse kandidon, ka 95 për qind të përkrahjes

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 00:37
Liburn Aliu

Deputeti Liburn Aliu ka thënë në rast kandidimi për kryetar, Albin Kurti do të fitojë këtë garë, pasi sipas tij, ka 95 për qind të përkrahjes së anëtarësisë së Vetëvendosjes.

“Kurti fiton, jo vetëm që e ka përkrahjen por mendoj se ai ka 95 për qind të përkrahjes së anëtarësisë. Nëse anëtarësia konsideron që Kurti është person i duhur që ta udhëheq atëherë ku është problemi” ka thënë Aliu në Interaktiv.

“Është njëra prej figurave më të forta që ka Vetëvendosja, si me intelekt, si me sakrificë, si me veprime”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat