Abdixhiku për Qeverinë Haradinaj: S’është e aftë të udhëheqë

Aktuale

Abdixhiku për Qeverinë Haradinaj: S’është e aftë të udhëheqë

Nga: N.H Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:13
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Haradinaj për mos prezencën e ministrave dhe deputetëve të pozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, përcjellë “Bota sot”.

Abdixhiku ka shkruar se ministrat e Qeverisë Haradinaj dhe deputetët e pozitës zgjedhën për këtë punë, paguhen majmë, nënshkruhen në mëngjes e ikin pa u kthyer më.

Ja postimi i plotë:

Ministrat nuk janë në sallë.

Deputetët e pozitës s’janë në sallë.

Nga 120 deputetë vetëm 61 janë në seancë.

Nga 21 ministra vetëm 1 është këtu.

Zgjedhën për këtë punë, paguhen majmë, nënshkruhen në mëngjes e ikin pa u kthyer më. S’kam parë papërgjegjësi kaq shumë. Një pozitë e tillë s’meriton të udhëheqë. S’është e aftë të udhëheqë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat