Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë që presioni i Serbisë ndaj shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është duke kthyer pas dialogun dhe normalizimin e raporteve në mes të këtyre dy shteteve.
Ai shtoi që Serbia e ka të qartë që ky dialog do të përfundoj me njohjen e dyanshme.
“Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, është duke minuar dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do te përfundoj me një marrëveshje ligjore dhe njohje reciproke” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.