Molliqaj: Albini ma tha në sy se ka dyshime ndaj meje

Aktuale

Molliqaj: Albini ma tha në sy se ka dyshime ndaj meje

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 21:32
Dardan Molliqaj

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka treguar detaj të përplasjes së tij me Albin Kurtin, teksa ka folur për përçarjen e partisë së tij, që u zbulua pas shpërthimit të një skandali të brendshëm në VV.

“ Kuti në një takim ma tha se ka dyshime ndaj meje. Këtë ma tha edhe në sy. Ai ma tha se s’ka frike nëse unë konkurroj për kryetar, por që ka dyshime mbi mua”, ka treguar Molliqaj

Ai ka thënë se Kurti e ka akuzaur edhe se po merret shumë më sondazhe dhe jo me lëvizjen.

“ Unë me vonë e kuptova se shqetësimi i Kurtit ishte se unë kam pretendime se kam prirje për të qenë kryetar i lëvizjes”, ka thënë ai.

Pas kësaj Molliqaj ka bërë me dije së është takuar me Kurtin dhe se ia ka bërë me dije se nuk ka asnjë ambicie për të qene kryetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat