Molliqaj: Në Vetëvendosje është mëkat të mendosh se Ymeri është më i mirë se Kurti

Aktuale

Molliqaj: Në Vetëvendosje është mëkat të mendosh se Ymeri është më i mirë se Kurti

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 22:57
Molliqaj, Ymeri dhe Gorani

Ish sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet, Dardan Molliqaj ka thënë se për të nuk është me rëndësi se kush është kryetari i partisë, por marrëveshja për temat.

“Për mua çka kemi bërë është një shpërfytyrim i Vetëvendosje. Kurrë nuk kam parë në VV që flasin jo për ide, jo për dallime, por fushata është reduktuar që Kurti të bëhet kryetar”, ka thënë Molliqaj.

“Unë nuk mund ta heq zotin Kurtin, ai e ngrit dhe rrëzon vetveten. Besoj që VV duhet demokratizuar tutje. Shumë kanë menduar se Dardani nuk i lejon këto procese por nuk është e vërtetë. Shtirja për demokraci që nuk ekziston nuk është fer sepse prapë nuk bëjnë demokraci”, ka thënë ai në Zona e Debatit.

Ai ka thënë se pret që shumë shpejt Albin Kurti të dalë nga burgu shumë shpejt ku thotë se do të ekzistojë mundësia për diskutim më të gjerë.

“Në VV është mëkat të mendohet se Visar Ymeri është më i mirë se Albin Kurti, ose Glauk Konjufca mund të jetë më i mirë se këta të dy. Këtu është kulti i personaliteti”, ka thënë Molliqaj ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat