Nis nënshkrimi i peticionit për ndryshimin e ligjit për Specialen

Aktuale

Nis nënshkrimi i peticionit për ndryshimin e ligjit për Specialen

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Tri organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë filluar me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit po kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi po konsiderohet diskriminuese dhe fyes ndaj Kosovës.

Drejtuesit e këtyre organizatave dolën në sheshin kryesor të Prishtinës për të nënshkruar nga ku edhe iu bën thirrje të gjitha kategorive të dala nga lufta, si dhe qytetarëve që të kontribojnë për ta ndryshuar ligjin që gjykon vetëm shqiptarët por jo edhe serbët.

Ata njoftuan se ky peticion po nënshkruhet edhe në të gjitha degët dhe nëndegët e organizatave, derisa theksuan se do të arrijnë më shumë se sa nënshkrimet e kërkuara për ndryshim.

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka akuzuar deputetët e legjislaturës së kaluar duke thënë se kanë votuar kundër popullit të vet.

Haradinaj: Gjykata ka bërë shkelje njerëzore

“Ne atë që e kërkon populli duam ta bëjmë realitet, është hera e fundit, është shanci i fundit i atyre që kanë gabuar në nënshkrimin e kësaj gjykate. Dëshira jonë dihet që moti, dëshira jonë është që Gjykata Speciale të mos ndodhë fare, të hiqet tërësisht dhe ato punë t’i kryej gjykatat e Kosovës, por meqë ka ardhur deri këtu puna atëherë Gjykata Speciale që është aprovuar në Kuvend ka bërë shkeljet e para, shkeljet njerëzore. Mund të them se i ngjason një gjykate të një kohe të fashizmit kur atëherë shpallët një anshëm një popull fajtor”, tha ai.

Sipas tij, ndryshimet në ligjin për dhomat e specializuara, përveç që do ta mundësonin një gjykim të drejt, do të ishte mirë edhe për Evropën dhe gjykatat ndërkombëtare

Haradinaj: Deputet do të mbajnë peshën e përgjegjësisë

“Ne nuk i frikësohemi drejtësisë, askush nuk i frikësohet drejtësisë, por kërkohet të aprovohet komplet ligji për dhomat speciale ose të ndryshohet. Besoj që secili deputet që është aty do të mbaj peshën e përgjegjësisë së nënshkrimit për të kundërtën.. duhet të plotësohet dhe krimet të ndjekin njëjtë, krimi nuk ka emër, nuk ka nacionalitet, kështu që është një gabim shumë i madh dhe do të jetë një pjesë e fajit të turpit”, tha ai.

Edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së fundit të UÇK-së, Xhavit Jashari akuzoi deputetët e legjislaturës së kaluar, duke thënë se nuk do të duhej t’i hapin rrugë një gjykatë, e cila shkel kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, pasi aty thuhet se vendi ynë është shtet multi-etnik.

Jashari: Nënshkrimi i peticionit obligim moral dhe kombëtar

“E din edhe njerëzit që janë në ato ulëse, edhe ata që i udhëheqin organet më të larta të shtetit të Republikës së Kosovës e dinë mirë se kush ka bërë krime, kush janë ata kriminel që shëtisin lirshëm dhe nuk ka ma fyese edhe për personat që ende kemi të pagjetur, andaj çdo qytetar e ka obligim moral, njerëzor dhe kombëtar që kjo e keqe të eliminohet dhe të hiqet fare sepse nuk i takon popullit shqiptar“, tha ai.

Tri organizatave të dala nga luftës iu është bashkangjitur edhe shoqata për dëme të luftës” Ngritja e Zërit”. Përfaqësuesi i kësaj organizate, Jahir Bejtaj tha se kjo legjislaturë e ka mundësinë ta përmirësojë gabimin që e ka bërë legjislatura e kaluar.

Fillon nënshkrimi i peticionit për Specialen (Drejtpërdrejt)

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, do të fillojnë me nënshkrimin e Peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat