Rexhep Selimi mundohet ta mbajë të fshehur përçarjen në VV, thotë se flet pas të dielës

Aktuale

Rexhep Selimi mundohet ta mbajë të fshehur përçarjen në VV, thotë se flet pas të dielës

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:16
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për herë të parë për ngërçin e brendshëm politik që po vazhdon të zhvillohet brenda kësaj partie.

Ai e ka konfirmuar se ka kohë që në VV ka një debat të brendshëm, e cili tani më u kthye në debat publik, por nuk ka asgjë tragjike.

“Ky debat i ka hapur rrugë dhe nuk është vetëm debat i VV-së, pas ka përfunduar në publik dhe në tavolinat e analistëve. Përfundimit të këtij debatit do të ketë një epilog”, ka thënë Selimi.

Ai e ka quajt debat të rëndësishëm pasi VV-ja po dëshmohet se është e rëndësishme, andaj nëse nuk do të ishte i rëndësishëm, as Vetëvendosje nuk do të ishte e rëndësishme.

Për akuzat dhe kundërakuzat brenda anëtarëve, aktivisteve dhe deputetëve të VV-së, Selimi ka thënë se është e rëndësishme që opinioni e ka parë një debat të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti duke qenë tejet diskret ndaj komentimit të rrjedhës së ngjarjes ka thënë, se VV ka arritur të mbaj jashtë publikut, por VV ka potencial të menaxhojë këtë debat.

“Debati do ta ketë fundin e vet dhe do të ketë zgjidhje”, ka thënë ai.

Selimi ka thënë se nuk ekziston krehu i Molliqajt dhe i Shpend Ahmeti, “unë nuk kam krah unë jam për zgjerimin e Vetëvendosjes”

“Unë jam në anën e Vetëvendosjes dhe qëllimit të saj”, ka insistuar të komentojë më shumë rreth kësaj teme duke thënë se gjithçka do të kuptohet të dielen kur do të jetë mbledhja e Kryesisë.

Tutje Selimi ka thënë se ka pasur debate me të gjithë dhe ka paur mbledhje brenda Lëvizjes Vetëvendojse, ku është kërkuar nga të gjithë të shikohet qëllimi i VV-së.

Ai në RTK ka thënë, se deri më tani nuk ka biseduar me Aida Dërgutin, por ka thënë se nuk do të komentojë rreth SMS-vë të publikuar në media ku u quajt Albin Kurti “m*t”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat