Gecaj: Kjo qeveri nuk i beson as vetes, njëri premton viza në mars, e tjetri në qershor

Aktuale

Gecaj: Kjo qeveri nuk i beson as vetes, njëri premton viza në mars, e tjetri në qershor

H.Orana Nga H.Orana Më 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:04
Qeveria Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka kritikuar Qeverinë aktuale për mos kordinim sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai ka thënë se derisa kryeministri Ramush Haradinaj premton se në mars liberalizon vizat, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka premtuar se në qershor udhëtojmë pa viza.

Postimi i plotë:

E KËSAJ I THONË KOORDINIM (????):

Kryeministri Haradinaj: Në mars liberalizohen vizat dhe formohet ushtria!

Zëvendës Kryeministri Pacolli: Nëse demarkacioni votohet në shkurt, në qershor mund të udhëtojmë pa viza!

KËTA AS VETVETES NUK I BESOJNË MË!

Pos interesave të tyre të ngushta, gjë tjetër në dritë nuk ka me qitë kjo qeveri.????/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat