Deputetja Thaçi: Demarkacioni nuk kalon, derisa deputetët t'ia dinë vlerën

Aktuale

Deputetja Thaçi: Demarkacioni nuk kalon, derisa deputetët t'ia dinë vlerën

H.Orana Nga H.Orana Më 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:43
Evgjeni Thaçi Dragusha

Derisa pritet të mbahet seanca për demarkacionin, pozita nuk e ka të sigurtë nëse i ka numrat e nevojshëm për të kaluar atë në Kuvend. Madje këtë e thotë edhe vetë deputetja e pozitës, Evgjeni Thaçi Dragusha, duke potencuar se deputetët nuk ia dinë ende rëndësinë e ratifikimit të demarkacionit.

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha në një përgjigje për “Bota sot” ka bërë të ditur se nga deklarimet e deritanishme të grupeve parlamentare është e pamundur që ky projektligj të kaloj tani për tani.

“Meqenëse për kalimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit, dhe duke marrë parasysh deklaratat e grupeve parlamentare, atëherë mund të them ky ligj nuk mund të kalojë në këto rrethana. Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet vetëm nëse partitë do ta kuptojnë rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjes dhe do të arrijnë t’i identifikojnë prioritetet për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, thotë deputetja Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat