Qytetarët të lodhur nga votimi i shpeshtë: S’votojmë më, nëse përsëriten manipulimet

Aktuale

Qytetarët të lodhur nga votimi i shpeshtë: S’votojmë më, nëse përsëriten manipulimet

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 08:29
Ilustrim

Në orën 07:00 janë hapur dyert për votuesit dhe të gjitha klasat kanë qenë të gatshme për votues në qendrën më të madhe të votimit në Istog në Shkollën “Haxhi Zeka”.

Ka pasur votues që kanë ardhur edhe para orës 07:00, por të cilët kanë pritur deri në hapjen e qendrës.

Qytetarët kanë thënë se nuk presin më manipulime të votave siç ka ndodhur dhe kësaj radhe shpresojnë të jetë votimi i fundit për këtë vit.

Kishte nga qytetarët që thanë se kjo është hera e tretë që kanë dal të votojnë brenda dy muajve dhe nuk do të dalin më, nëse do të ketë manipulime përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat