S`e pyesin borën, në këtë fshat të Istogut po votohet me të madhe

Aktuale

S`e pyesin borën, në këtë fshat të Istogut po votohet me të madhe

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Zgjedhjet në Istog

Votuesit e fshatit Zallç të Istogut kanë shprehur interesim të madh për të shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike.

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, qytetarët kanë dalë për të vendosur rreth qeverisjes së tyre të ardhshme.

Ata do të zgjedhin mes Haki Rugovës së LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së.

Kujtojmë se qytetarët e Istogut po votojnë për herë të tretë, meqë pas zgjedhjeve të balotazhit, KQZ ka vendosur që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat