Ahmeti: Koalicioni me AAK-në u votua gati unanimisht, kishin pyetje vetëm dy persona

Aktuale

Ahmeti: Koalicioni me AAK-në u votua gati unanimisht, kishin pyetje vetëm dy persona

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 15:55
Shpend Ahmeti

Megjithëse u raportua që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, u qortua nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, lidhur me koalicionin që ai së fundi bëri me AAK-në në Prishtinë, një gjë të tillë e mohon vet Shpend Ahmeti.

Ahmeti për KosovaPress, ka pohuar se Këshilli gati unanimisht,  i ka votuar koalicionet edhe me AAK-në dhe me AKR-në dhe se pyetje për këtë çështje,  ka pasur vetëm nga dy anëtarë.

“Këshilli i votoi gati unanimisht koalicionet edhe me AKR-në dhe me AAK. Par pyetje nga dy persona nga 180 anëtare te Këshillit. Pat pyetje nga dy persona nga 180 anëtare të këshilli”,  ka pohuar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat