Haradinaj nesër udhëton për në Bruksel

Aktuale

Haradinaj nesër udhëton për në Bruksel

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të udhëtojë nesër për në Bruksel ku do të marr pjesë në një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrat e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Herecegovinës janë të ftuar nga shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

 Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi tha se Haradinaj dhe homologët e tij nga katër shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar në një darkë nga Mogherini për nder të festave të fundvitit.

 “Kryeministri Haradinaj nesër do të niset për Bruksel në takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Matoshi.

 Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do tu ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.

Përveq Haradinajt në Bruksel te Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Herecegovinës Denis Zvizdiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat