Hamiti: Rugova 75 vota para Dreshajt, janë edhe 510 vota për t’u numëruar

Aktuale

Hamiti: Rugova 75 vota para Dreshajt, janë edhe 510 vota për t’u numëruar

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:40
Haki Rugova dhe Gani Dreshaj

Në Istog sot numërohen 510 vota me kusht dhe vota përmes postes, ndërsa, sipas anëtarit të LDK’së në Komisionin Qendror Zgjedhor, kandidati i LDK’së, Haki Rugova prin me 75 vota.

Numërimi i votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut pritet të përfundojë sot.

Anëtari i LDK’së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se janë 510 vota me kusht, votat përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Hamiti thotë se kandidati i LDK’së, Haki Rugova është në epërsi me 75 vota ndaj kandidatit të AAK’së, Gani Dreshaj, ndërsa ky rezultat, sic tregon ai, do të publikohet sot nga KQZ’ja.

Në Komunën e Istogut dje është votuar për të tretën herë më radhë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat