Hashani: Fuqizimi i gruas është çështje strategjike

Aktuale

Hashani: Fuqizimi i gruas është çështje strategjike

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:42
Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest

Në kuadër të “Forumit Ekonomik të Grave”, Instituti Riinvest ka publikuar “Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave", ku u tha se çështja e fuqizimit të grave është çështje strategjike dhe në kuadër të përpjekjeve të institutit tonë.

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, tha se kjo agjendë është përpiluar nga të gjeturat dhe barrierat që gratë i hasin. Ndërsa tha se ndër fushat me interes përfshijnë dhe rekomandimet për ndryshimin e dispozitave të ligjit të punës, në mënyrë të veçantë për të përmirësuar lejen e lehonisë dhe përfshirjen e lejes prindërore.

Hashani: Në ligj të përfshihet dhe leja prindërore

“Agjenda nacionale për fuqizimin ekonomik të grave, është fokusuar në fusha të ndryshme të identifikuara nga anëtarët e forumit. Ndër tjera fushat me interes përfshijnë së pari rekomandimet për ndryshimin e dispozitave të ligjit të punës, në mënyrë të veçantë për të përmirësuar lejen e  lehonisë dhe përfshirjen e lejes prindërore.  Së dyti rekomandimet që lidhen me përmirësimin e infrastrukturën së kujdesit, e cila është indetifikuar si një barrierë e rëndësishme që i përjashton apo kufizon qasjen e grave në tregun e punës”, tha ai.

Ndërsa tha se do të angazhohen fuqishëm që ta avancojnë këtë agjendë, që si qëllim ka fuqizimin ekonomik të grave.

Hashani: Fuqizimi i grave është çështje strategjike

“Çështja e fuqizimit të grave është çështje strategjike dhe në kuadër të përpjekjeve të institutit tonë, për të realizuar misionin e vet, i cili është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Përjashtimi apo kufizimi i pjesëmarrjes së gjysmës së popullsisë e bënë të pamundur këtë zhvillim të qëndrueshëm. Rrjedhimisht ne mbesim të përkushtuar që kjo temë të ngitet sa më lartë në agjendën e politike bërësve dhe shoqërisë në tërësi dhe se rekomandimet nga kjo agjendë të zbatohen”, tha ai.

James Hope, drejtor i Misionit USAID në Kosovë tha se gratë në Kosovë përballen ende me disa probleme, ku ato përbejnë 40 për qind, të shkallës së papunësisë dhe se nuk kanë të drejta pronësore.

Hope: Gratë përballen me probleme si papunësia dhe e drejta pronësore

“Kjo çështje shumë urgjente. Nuk është që është çështje e sotme dhe është problem që gratë në Kosovë përbejnë 40 për qind e shkallës së papunësisë dhe nuk kanë të drejta të barabarta pronësore, pasi që kanë në pronësi vetme 10 ose 11 për qind të bizneseve të Kosovës. Këto janë statistika shumë të palakueshme”, tha ai.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dugolli tha se kjo agjendë nacionale për fuqizimin e gruas, i obligon ata që ta fuqizojnë agjendën në fjalë dhe ta implementojnë drejtpërdrejtë në jetën praktikë,  në mënyrë që fuqizimi i gruas të jetë dhe në aspektin praktik, dhe jo të mbetet vetëm në fazën e dokumenteve.

Ndërsa tha se gratë si pjesë e shoqërisë sonë, janë  një kapital strategjik për vendin dhe se duhet fuqizuar dhe duhet quar përpara.

 Dugolli: Ta nxjerrim një ligj sa më të suksesshëm

“Ne kemi Ligjin aktual të punës për të cilin të gjithë e dimë se nuk ka treguar pritjet e duhura, sa i përket fuqizimit të gruas, rolit të saj ekonomik dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për pushimin e lehonisë, i cili reflekton gjithsesi edhe te punësimi qoftë i gruas apo i burrave. Ne jemi në fazën që i kemi parë në bazë të rekomandimet, që ka në ardhur qoftë nga Inspektorati i Punës, qoftë nga organizatat tjera se ky ligj duhet të ndryshohet. Ne për vitin 2018 kemi paraparë që në muajt e parë të vitit 2018 të hartojmë koncept dokumentin. Jemi në rrugë të mirë, të hartimit të koncept dokumentit dhe besojmë, që në muajt të parë pa humbur kohë do të vazhdojmë me përpilimin dhe hartimin e ligjit të ri të punës, dhe besoj që të gjithë akteret pjesëmarrës, të gjitha grupet e interesit ta japin kontributin e tyre, që dhe të nxjerrim një ligj sa më të suksesshëm sa më efektiv sa i përket jo vetëm çështjes së lindjes e lehonisë, por që ka me i përmbush të gjitha obligimet që ky ligj e ka qëllimin dhe do të duhej të ishte në funksion të plotë”, tha ai.

Dita Bobranjae cila prezantoi Agjendën  Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave,  tha se agjenda paraqet rekomandime specifike sa i përket Ligjit të Punës, leja e lindjes dhe ajo prindërore.

Dobranja: Babait t’i ipet një muaj pushim

“Kohëzgjatja e lejes totale, të cilën ne e kemi propozuar, duhet të mbetet e ngjashme me atë aktuale, por kjo është kohëzgjatja që duhet ta ketë një familje.  Ne besojmë që në pjesën kur bëhet diskutimi për lejen e lindjes, lejen prindërore, të dy prindërit janë përgjegjës për fëmijë, kështu që është e nevojshme t’u ipen dhe të drejtat e tyre që dhe baballarët i kanë, nuk parashihen sepse iu ipen dy deri në tri ditë. Propozimi ynë që të jetë pushimi mjekësor, pushimi fillestar që nënat i marrin pas lindjes. Është pushim mjekësor dhe i propozojmë që të jetë katër muaj. Babai të ketë leje të atësisë prej një muaj dhe në total familja ti ketë pesë dhe të paguhet 70 për qind e pagës bazë”, tha ajo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat