Istogu “shuplakë” AAK-së, LDK partia më e madhe në Kosovë

Aktuale

Istogu “shuplakë” AAK-së, LDK partia më e madhe në Kosovë

Nga: B.S Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:03
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, nga zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë ka dalë partia më e madhe në Kosovë, duke fituar numrin më të madh të Komunave në Kosovë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut ka dal fitues i zgjedhjeve në Istog, pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Rugova në rivotimin e raundit të dytë në votat e rregullta, ajo me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta ka marrë 10033, kurse, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj 10018 vota.

Kësisoj LDK, pas fitores në Istog do të udhëheqë më 8 komuna.

Kurse AAK do të udhëheqë me 7 komuna, PDK me 5, VV 3, NISMA me 1 komunë, 1 AKR, dhe dy komuna të pavarura, Skenderaj dhe Hani i Elezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat