Zyrtari i LDK-së: Dalibor Jevtiq, zëvendësi i Ramush Haradinajt po e baraspeshon fajin

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Dalibor Jevtiq, zëvendësi i Ramush Haradinajt po e baraspeshon fajin

H.Orana Nga H.Orana Më 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:41
Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Dalibor Jevtiq, lidhur me deklaratën e tij për Gjykatën Speciale, pasi ky i fundit tha se e përkrahë këtë gjykatë, sepse vetëm Serbia nuk mund të jetë fajtore.

Gecaj duke ju drejtuar Jevtiqit me zëvendës i Ramush Haradinaj, thotë se kjo gjykatë është formuar për raste individuale dhe fajtori kryesor për të gjitha vuajtjet në territorin e ish-Jugosllavisë është Serbia.

Postimi i plotë:

ZËVENDËSI I HARADINAJT BARASPESHON FAJIN

Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq paska deklaruar se përkrahë Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij nuk mund të jetë vetëm Serbia fajtore! Jo zëvendës i Ramush Haradinajt Jo! Gjykata Speciale është formuar për raste individuale, derisa iniciator institucional ekskluziv i të gjitha vuajtjet në territorin e ish-Jugosllavisë është pikërisht shteti i Serbisë - nuk ka vend për krahasime në këtë mes fare!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat