Çfarë ndodhi në Istog, a iku Deçani a?!

Aktuale

Çfarë ndodhi në Istog, a iku Deçani a?!

Nga: B.S Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:48
Foto e postuar nga Berisha

Pas numërimit të votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka arritur që të dalë fitues në rivotimin e mbajtur në Istog.

Rugova në rivotimin e raundit të dytë në votat e rregullta,  e ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta ka marrë 10033, kurse kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj 10018 vota.

Por mbrëmë ishte AAK-ja që kishte shpallur fitoren, ani pse duhej të numëroheshin edhe votat me kusht dhe personave me nevoja te veçanta, e diferenca mes Rugovës dhe Dreshajt ishte shumë e vogël. E më së shumti këtë “fitore”, e kishte përjetuar deputeti i AAK-së nga Istogu, Bekë Berisha.

Berisha kishte postuar një foto në profilin e tij në Facebook, me mbishkrimin "kërcënues" ‘O ikni se erdhën Deçani’.

Ndërsa, sot pas konfirmimit të fitores së Rugovës, a thua kanë ikur Deçani nga Istogu, apo çfarë ndodhi?! Këtë e di me siguri deputeti Berisha!

Image
Postimi nga Bekë Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat