Mogherini ia bën të qartë Haradinajt se dialogun me Serbinë do ta udhëheq Hashim Thaçi

Aktuale

Mogherini ia bën të qartë Haradinajt se dialogun me Serbinë do ta udhëheq Hashim Thaçi

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 06:43
Mogherini dhe Thaçi

Dialogu mës Kosovës dhe Serbisë që ka kaluar në nivel presidentësh, ka qenë temë e diskutimeve në takimin në Bruksel të kryeministrave të këtyre dy vendeve.

Mogherini është kujdesuar që mbështetjen për dialogun ta marrë edhe nga Haradinaj, ani pse ai tani do të udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

‘Pjesëmarrësit theksuan vendosmërinë dhe interesin e tyre të thellë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në promovimin e mirëkuptimit rajonal. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve në vazhdim midis presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç për të përparuar në dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës’, thuhet në kumtesën e BE’së pas takimit.

Ndërkohë, kohëve të fundit edhe Haradinaj e ka përqafuar idenë e presidentit Thaçi, i cili kërkoi përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë.

Ndryshe, takimi nga ku dolën këto qëndrime rreth dialogut është mbajtur në Bruksel më ftesë të Federica Mogherinit, e cila ka takuar ndara kryeministrat e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat