Analisti politik: Haradinaj të adresojë sa më parë demarkacionin, asociacionin dhe ushtrinë

Aktuale

Analisti politik: Haradinaj të adresojë sa më parë demarkacionin, asociacionin dhe ushtrinë

H.Orana Nga H.Orana Më 19 dhjetor 2017 Në ora: 21:00
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj qysh në fillim të mandatit të tij kishte premtuar se brenda tre muajsh do të formohet ushtria, do të ketë liberalizim të vizave, madje do ta kthejë edhe kufirin në Kullë dhe Çakorr. Megjithatë, ai dështoi në gjithë këto premtime të tij, duke mos ia dalë të mbajë fjalën e tij deri më tani.

Image
Leon Duhanaj

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se Qeveria Haradinaj, por edhe spektri politik në tërësi  përgjatë kësaj periudhe, aktivitetin kryesorë kanë patur angazhimin rreth zgjedhjeve.

“Qytetarët e Kosovës, janë mësuar tashmë me premtime të cilat edhe mbesin të tilla. Prandaj mospërmbushja e premtimeve, nuk është ndonjë befasi për ta. Qeveria Haradinaj, sfidat kryesore i ka këto temat e mëdha. Demarkacioni, asociacioni, ushtria. Për t'i realizuar këto qëllime, kërkohet profesionalizëm dhe seriozitet maksimal. Politika nuk bëhet më inate e më kënaqësi. Ajo duhet të jetë e bazuar në realpolitik dhe e ndërtuar në platforma të sigurta”, thotë Duhanaj për “Bota sot”.

Ai thotë më tutje se platforma më e sigurtë për Kosovën dhe shqiptarët janë aleanca me fuqitë e mëdha të kësaj toke.

“Ato fuqi të cilat sponsoruan lirinë tonë, njëherësh edhe shtetin e Kosovës.  Sot patriotizmi më i madh, i një qeverie, është aktiviteti i bazuar në dinamikë të dendur, në shërbim të qytetarëve. Këndej, do të apeloja tek kryeministri, që sa më parë t'i adresoj çështjen më me  rëndësi për vendin”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat