"100 ditëshi i Haradinajt, është 100 ditësh i përpjekjeve të dobëta dhe të paafta"

Aktuale

"100 ditëshi i Haradinajt, është 100 ditësh i përpjekjeve të dobëta dhe të paafta"

H.Orana Nga H.Orana Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 21:31
Ramush Haradinaj

Sot kryeministri Ramush Haradinaj ka dorëzuar raportin 100 ditësh qeverisje. Brenda këtyre ditëve të qeverisjes, Haradinaj dha shumë premtime, mirëpo nuk arriti të zgjedhë probleme të mëdha. 100 ditëshi i parë i Haradinajt, u cilësua si një dështim.

Image
Blerim Burjani

Kështu mendon edhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, i cili thotë se qeverisja e tij cilësohet si 100 ditëshi i përpjekjeve të dobëta.

“100 ditëshi i kryeministrit është 100 ditësh i përpjekjeve të dobëta dhe të paafta për ndonjë zhvillim ekonomik apo në ndonjë domen tjetër jetësor, vlerësimi është shumë i vështirë të i bëhet kësaj qeverie për shkak të jo punës dhe jo rezultativ adekuat të pritshëm, për shembull të kishte bërë ndonjë hap në zhvillim ekonomik apo në shëndetësi apo reformë të skenave sociale apo në arsim përveç shkarkimit të agjencionit për akreditim dhe paralajmërimin se do të punësohen 1000 persona në shërbimin civil dhe publik, falja e borxhit, bizneseve që i bënë shtetit dëm të madh dhe ato dëme të bëra duhet të mbulohet nga vet shteti, premtimi kot pastaj i menaxhmentit të Trepçës, marrëveshja apo pëlqimi për banorët e e Shipitullës. Nuk ka shumë gjëra për të përmendur, pra nuk është bërë gjë”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat