Ministri Sefaj: Policia ka përmbushur caqet e luftimit të veprave penale

Aktuale

Ministri Sefaj: Policia ka përmbushur caqet e luftimit të veprave penale

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:47
Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, ka qenë pjesë e ceremonisë përmbyllëse për vitin 2017 të Policisë së Kosovës.

“Policia po përmbush të gjitha kriteret që këkrohen nga Bashkësia Ndërkombëtare që na dërgojnë drejt integrimeve evropiane dhe organizatave më të mëdha”.

“Policia e Kosovës, ka përmbush të gjitha caqet kundër terrorizimit, ekstremizmit të dhunshëm, korrupsionit dhe luftën kundër mikrokrimeve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këto dhe të tjera janë rezultate të prekshme.

“Kërkoj që ta luftoni të keqen, duke respektuar ligjin. Po  punojmë të antëtarësohemi në INTERPOL. Është e nevojshme që të keni edhe ju sigurinë tuaj. Jemi duke punuar për procedimin e Projektligjit për Pensionimin e Policisë”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat