Reagon Mehmeti: Nasim turpi të ka mbuluar, ti veç merr frymë kot në këtë botë

Aktuale

Reagon Mehmeti: Nasim turpi të ka mbuluar, ti veç merr frymë kot në këtë botë

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 14:37
Nasim Haradinaj

Pas deklaratës së Nasim Haradinaj të OVL UÇK-së, ka reaguar edhe analisti politik Faton Mehmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se janë vrarë njerëz të ditur e që kanë qenë halë në sy për disa njerëz, ndërsa tani Nasim Haradinaj flet për ta sikur të kishin qenë pula e jo njerëz, përcjell Bota sot.

Mehmeti e ka quajtur të mjerë Haradinajn, derisa i ka thënë se e ka mbuluar turpi dhe kot merr frymë në këtë botë.

Postmi i plotë:

Dikujt spo i behet vone se se jane vrare aktivistet e LDK-se, qe gjithashtu ishin edhe " kokat e Kosoves ". Ne fakt nuk " behet nami " per dike qe duke u thirrur ne emer te luftes ka bere pasuri milioneshe, duke qu ven harac ndermarrjet ne rajonin e Dukagjinit. Keta nuk kane ndjesi njerezore, por thell ne shpirt jane kafshe. Po harrojne disa se ata qe jane vrar ishin njerez te ditur, njerez qe armiku i kishte hal ne sy, njerez qe kane len familjen pas me lot ne sy. E dikush si ky Nasim Haradinaj thote se "nuk behet nami" , sikur te kishin qene pula e jo njerez. Epo ky ska faj, perderisa ska drejtesi qe te arrestoj per krimet gjate luftes dhe paslufte me harac, ky rast deshmon se ky shtet eshte i kapur nga bandat dhe maifozet. Naim turpi te ka mbuluar moti, ti vec merr fryme kot ne kete bote, o i mjer...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat