Ish-anëtari i SHIK-ut i reagon Haradinajt: Me vra atdhetarë dhe komandantë të luftës, është...

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut i reagon Haradinajt: Me vra atdhetarë dhe komandantë të luftës, është...

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Naim Miftari

Ndaj deklaratës së nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar edhe ish-eprori dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari.

Haradinaj, mbrëmë në një emision televiziv, duke folur për vrasjet e pasluftës, ka thënë se “nuk është punë e madhe që janë vrarë aktivistë të LDK-së”.

Por, Miftari në një postim në Facebook, vrasjen e aktivistëve të LDK-së e ka quajtur tradhti kombëtare, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se shumë atdhetar dhe intelektual, janë vrarë pas luftës, nga ata që pushtetin e deshën me çdo kusht.

Më poshtë postimi i plotë i Miftarit:

Nuk ësht bash krejt ani qka që e kan vrar,Ahmet Krasniqin, Enver Malokun,Smajl Hajdarin,Xhemajl Mustafen,Tahir Zemen,Sali Qeku,Shaban Manajn,Drinin,Kosoven,Bekimi,Uken,Behajdinin,plagosja e rend ma shum sesa vet vdekja e luftarit dhe atdhetarit Fetah Rudi ,Gani Gecit ...plagosje e vrasje të qindra atdhetar tjer nuk jan ani qka.

Me vra bërlloga dhe bashkpuntor të UDB Serbe ish kan ani qka por me vra atdhetar intelektual dhe komandanta të luftes shqiptar për me ardh vet në pushtet me gjdo kusht (kur erdhen e knaqen pushtetin sot na bëren ma zi e ma keq sesa na bëri armiku shekullor Serbija) 

Kjo nuk ësht ani qka por ësht tradhti kombtare./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat