Thaçi kërkon miratimin e demarkacionit, ndryshe do të paguhet çmim i madh

Aktuale

Thaçi kërkon miratimin e demarkacionit, ndryshe do të paguhet çmim i madh

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 16:35
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zgjodhi konferencën për media për të folur për të gjitha çështjet që e kanë karakterizuar vendin gjatë vitit 2017. Ai foli për shumë çështje, formimin e ushtrisë, Gjykatën Speciale, dialogun me Serbinë, demarkacionin, liberalizimin, e tema tjera për të cilat u pyet nga gazetarët.

Kreu i shtetit, tha se viti 2017 ka qenë vit i sukseseve për Kosovën, por jo edhe i lehtë, pasi ka pasur përballje të vështira. Derisa lavdëroi mediat për punën e tyre, duke vlerësuar se puna e institucioneve do të ishte e vobektë pa punën e mediave.

Thaçi: Kosova kaloi një vit me suksese

“Ky vit ishte i suksesshëm sepse organizuam dy palë zgjedhje, zgjedhje të përgjithshëm dhe zgjedhje lokale, që sapo u përmbyllen me sukses të plotë, një proces transparent, të lira, demokratike, por edhe një vit ky i vazhdimit të rritjes ekonomike prej 4 për qind, për ta përmbyllur me nënshkrimin e djeshëm të marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, mes Kosovë dhe konsorciumit ‘Contour Global’, një investim ky prej 1 miliardë e 300 milionë euro”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi mori shumë pyetje nga gazetarët. Kreu i shtetit kërkoi ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, ndryshe tha se Kosova do të paguajë çmim të madh.

Thaçi: Demarkacioni duhet të kalojë, ndryshe do paguajmë çmim të madh

“Natyrisht se edhe këtë vit jam optimist dhe me shpresë së do të ndodh liberalizimi i vizave, por që të ndodh kjo duhet ta them shumë hapur, duhet të kalojë demarkacioni, sepse Bashkimi Evropian nuk ndryshon, por ne duhet të marrim vendimet tona. Tani varet nga ne, jo nga BE-ja, dhe këtu kemi afat edhe 40 ditë, përndryshe vlerësoj se do të paguajmë çmim të madh, për shkak të mos kalimit të demarkacionit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti, u pyet edhe për qëndrimin e tij për Specialen, nëse ka ndryshuar dhe nëse do ta mbështet peticionin e OVL-UÇK-së, për shfuqizimin e ligjit për të. Derisa, theksoi se ai nuk është ideator i Gjykatës Speciale, por i Dick Martyt.

Thaçi: Qëndrimi im për Specialen mbetet i njëjtë

“Unë kam deklaruar edhe atëherë kur është aprovuar se po themelohet ajo Gjykatë për hir të një partneriteti me SHBA-të, NATO-në dhe BE-në. Kam theksuar gjithashtu se është një padrejtësi historike që po ndodh, por kemi vepruar. Si president i vendit unë edhe më herët nuk me kanë udhëhequr në angazhime, vendime e bindje, asnjë shoqatë, asnjë sindikatë, program i ngushtë partiak, por interesi i shtetit dhe shoqërisë, prandaj iniciativa të tilla janë të pavarura, pa asnjë ndikim dhe pretendim ndikimi nga institucionet. Parlamenti është ai që ka vendosur për themeli dhe Parlamenti i Kosovës është ai që i jep përgjigje edhe këtij peticioni”, theksoi kreu i shtetit.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Thaçi tha se nuk ka alternativë. Ai ka vlerësuar dialogun e zhvilluar deri me tani. Thaçi ka përmendur funksionalizimin e gjykatave në veri, doganat, mos pasja e incidenteve etnike. Ai tha se Kosova nuk është Siri që të angazhohen të gjitha shtetet botërore, pasi Kosova është vend evropian. Derisa tha se ia ka thënë edhe zëvendëspresidentit Pence se është e domosdoshme mbështetja dhe siguria e SHBA-ve.

Thaçi: Kam kërkuar involvimin e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në dialog

“Unë edhe në vizitën e fundit që kam zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në takimin e zëvendëspresidentin Pence, kam kërkuar involvimin e drejtpërdrejtë dhe është konfirmimi se SHBA-të do të jenë në proces të involvuar dhe do të jenë mbështetës të fuqishëm. Ne gjithë duhet ta kemi të qartë, Kosova nuk është Siri të angazhohen gjithë akterët ndërkombëtarë global, Kosova është çështje evropiane. Dhe, e kultivimit të vlerave euro-atlantike. Por për Kosovën siç e kam theksuar edhe me zëvendëspresidentit Mike Pence është jetike për Kosovën që të kemi garancinë e suksesit të këtij procesi nga Uashingtoni”, theksoi Thaçi.

Presidenti Thaçi foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë sikur mos të ishte nisma e tij për transformimin e FSK-së në FAK, sot askush nuk do të fliste për këtë të drejt të Kosovës. Ai tha se në pjesën e parë do ta kenë koordinimin e plotë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Thaçi: Në pjesën e parë të vitit 2018 do të kemi zyrtarizimin për themelimin e FAK-ut

“Realisht sikur të mos ishte iniciativa që e kam ndërmarrë sot askush nuk do të fliste për domosdoshmërinë, nevojën dhe të drejtën e Kosovës për themelimin e ushtrisë. Ne kishim shansin ideal dhe pajtimin e ndërkombëtarëve në vitin 2014 për themelimin e ushtrisë, por ndodhi ajo që ndodhi, për shkak të zgjedhjeve që ndodhen në atë dhe interesat e ngushta politike. Prandaj jemi në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe me partnerët tjerë strategjik, dhe do t’i plotësojmë edhe dy tre gjëra që kanë mbetur në proces. Mendoj që të gjithë jemi në favor të një përmbyllje të koordinuar, që do ishte një mrekulli dhe unë kam besim se gjërat janë duke shkuar në drejtim të duhur dhe në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të kemi zyrtarizmin e plotë dhe të koordinuar për themelimin e FAK-ut”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi tha se të gjitha pozitat që ka pasur kanë qenë si rezultat i fitoreve te zgjedhjeve. Ai tha ato pozita nuk i ka pasur si dhuratë e as që ia ka dhënë dikush. Madje tha se ai është i vetmi që ka udhëhequr Qeverinë si fitues i zgjedhjeve.

Ndërsa, për iniciativës së tij për reformë zgjedhore, Thaçi tha se brenda 60 ditëve të vitit të ardhshëm, duhet të fillojnë me këtë proces, ani pse sipas tij, kjo kërkon një konsensus të partive politike, shoqërisë civile dhe akterëve tjerë.

Derisa, edhe njëherë ka theksuar se ai pas përfundimit të mandatit të presidentit nuk do t’iu kthehet posteve që ka pasur, as në parti politike, e as në qeveri, as në Kuvend, derisa i vetmi angazhim i tij në politikë do të jetë në postin e presidentit nëse zgjedhja bëhet nga populli drejtpërdrejtë, ndryshe sipas tij, skena politike do të mbetet pa të.

Thaçi: Nëse nuk e ratifikojmë Demarkacionin, do të paguajmë çmim të lartë

Te spektri politik, në pushtet dhe opozitë, po shtohet disponimi për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference për media.

Ndërkaq, dështimi i ratifikimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare, brenda dyzet ditëve të ardhshme, sipas Thaçit, do t'i kushtonte Kosovës me "një çmim shumë të lartë".

Ai tha se aktualisht po angazhohet bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, në mënyrë që Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend.

“Mundësitë dhe disponimi janë që Demarkacioni të kalojë”, tha Thaçi.

Sipas tij, po vërehet një disponim i gjithanshëm që të ndërpriten fajësimet dhe akuzat mes partive politike dhe vendi të lëvizë përpara me këtë çështje, e cila po e mbanë peng edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Më 7 shkurt, theksoi presidenti Thaçi, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker do të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në këtë pjesë të Evropës, andaj ai ftoi spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur deri në atë kohë që t’i kryejë obligimet e veta.

Thaçi tha se nëse Kosova nuk e ndihmon vetveten, nuk mund të pritet që të tjerët të kujdesen për të ardhmen e saj.

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë, presidenti Thaçi tha se dialogu nuk ka alternativë, por jo një dialog që nuk ka një fund e qëllim. Si rezultat i këtij dialogu, Thaçi tha se ka ndryshuar gjendja në veri të Kosovës, në doganat në veri, ku Kosova kufizohet me Serbinë dhe pjesët tjera të vendit.

“Por tash, dialogu duhet të vijë në fazën përfundimtare për pajtim dhe njohje reciproke ndërmjet dyja vendeve, ose të përmbyllet me marrëveshje për të njohur të drejtën e Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi.

Një marrëveshje e tillë, nënvizoi ai, është e domosdoshme, në mënyrë që të shmanget çdo mundësi që në rast të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në OKB, ndonjë shtet të përdorë të drejtën e vetos.

Thaçi e ka përjashtuar mundësinë që në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihen sërish të gjithë akterët ndërkombëtarë si në të kaluarën. Ai tha se vendimet për të ardhmen e saj, Kosova i merr vet, kurse lehtësimin e dialogut e bën Bashkimi Evropian, me ndihmën dhe rolin e pamohueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka folur dhe në lidhje me Gjykatën Speciale për krime lufte, e cila pritet të fillojë rastet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën dyshimet për krime lufte. Presidenti përsëriti se kjo është një padrejtësi që i është bërë Kosovës, kurse miratimin e themelimit të saj, ai e cilësoi si rezultat të partneritetit të Kosovës me miqtë e saj ndërkombëtarë.

“Unë nuk jam ideator i themelimit të Gjykatës Speciale, sepse ideator i themelimit të saj ishte raporti i senatorit Dick Marty”, tha Thaçi, duke sqaruar pozicionin e tij në mbështetje të kësaj gjykate në kohën e themelimit.

Edhe këtë herë, Thaçi ka shprehur besimin e tij se në një të ardhme jo të largët, Kosova në partneritet me NATO-n do ta themelojë edhe ushtrinë e saj.

Të premten, presidenti Thaçi pritet t’i adresohet me fjalimin vjetor edhe Kuvendit të Kosovës. Adresimi para Kuvendit është obligim kushtetues për Presidentin e Kosovës.

Thaçi: Pozitat nuk i pata si dhuratë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se të gjitha pozitat që ka pasur kanë qenë si rezultat i fitoreve të zgjedhjeve.

Ai tha ato pozita nuk i ka pasur si dhuratë e as që ia ka dhënë dikush. Madje tha se ai është i vetmi që ka udhëhequr Qeverisë si fitues i zgjedhjeve.

Sa i përket padisë ndaj Dick Martit, Thaçi tha se do të ndodhte sikur të mos kishte imunitet, prandaj edhe tha se ai nuk ka të drejt të ngrit padi ndaj Martit.

Ai shtoi se angazhimi i tij institucional nuk do të ketë rikthim as në e në Kuvend, Qeveri dhe ndonjë parti, por vetëm në Presidencë dhe nëse presidenti do të zgjidhet me votën e popullit.

“Nëse jo mbeteni pa mua në skendën politike”, tha ai.

Thaçi: Sikur të mos inicioja unë formimin e ushtrisë askush sot nuk do të fliste për këtë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Thaçi tha se kjo nuk ka alternativë.

Ai e  ka vlerësuar dialogun e zhvilluar deri më tani. Thaçi ka përmendur funksionalizimin e gjykatave në veri, doganat, mospasja e incidenteve etnike. Kreu i shtetit u shpreh se çdo marrëveshje si shtete mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi tha se Kosova nuk është Siri që të angazhohen të gjitha shtetet botërore, pasi Kosova është vend evropian.

Derisa tha se ia ka thënë edhe zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence se është e domosdoshme mbështetja dhe siguria e SHBA-ve.

Presidenti Thaçi foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë sikur mos të ishte nisma e tij për transformimin e FSK-së në FAK sot askush nuk do të fliste për këtë të drejtë të Kosovës. 

Ai tha se në pjesën e parë do ta kenë kordinimin e plotë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Thaçi: Me peticionin për Gjykatën Speciale merret Kuvendi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e përmbylljes së vitit 2017 ka falënderuar mediat dhe gazetarët për punën e bërë gjatë këtij viti duke thënë se pa mediat puna e institucioneve do të ishte më e vobektë.

Ai tha se ky vit ka qenë vit i sukseseve por jo edhe i lehtë.

Sipas presidentit, Kosova po e përmbyllë vitin me 115 njohje, me organizimin e dy palë zgjedhjeve.

I pyetur nëse do ta përkrah peticionin e organizatave të veteranëve për ndryshimin e ligjit për specialen, Thaçi tha se me peticionin merret Kuvendi sepse nuk është peticioni i parë.

Ndërsa rreth demarkacionit ai shtoi se po punon me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që ti hapet rrugë liberalizimit,  por sipas tij duhet një konsensus më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat