Thaçi jep sqarime për fotografinë kur ka protestuar për të fundit herë

Aktuale

Thaçi jep sqarime për fotografinë kur ka protestuar për të fundit herë

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 17:30
Fotografia e presidentit kur ka protestuar për të fundit herë

Presidenti, Hashim Thaçi, në mbajtje të takimit përmbyllës të vitit me gazetarë, ka dhënë sqarime rreth një fotografie të kohës kur protestonte kundër regjimit serb.

“Ajo është një fotografi dhe ngjarjeje të rëndësishme të viteve 90-ta kur jemi dëbuar nga universiteti e organizuar nga Shoqata e Profesorëve dhe Unioni Studentor në mbrojtje të shkollimit”.

“Është fotografi e vjeshtës së vitit 1990. Ka qenë parapërgatitje për protestë”, ka thënë ai.

Thaçi më tej ka thënë se nuk ka marrë pjesë në protestë që prej atyre kohëve, duke theksuar se nuk proteston kundër institucioneve të shtetit të tij.

“Nuk besoj që të vjen momenti të protestojë në rrugë, veç nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme. Nuk protestoj kundër institucioneve të mia. Ajo protestë ka qenë kundër Serbisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat