Shfuqizimi i Ligjit për Specialen, i jep fund pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Shfuqizimi i Ligjit për Specialen, i jep fund pavarësisë së Kosovës

Nga: A.S Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 17:41
Ilustrim

Ish-amabsadori i Kosovës, Lulzim Peci thotë se ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, e çon Kosovën në një vend në rang me Korenë Veriore.

Në një koment në Facebook, Peci thotë se miratimi i ligjit në fjalë i jep fund pavarësisë së Kosovës.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Po më duket se tani politika kosovare nga joserioziteti është duke kaluar në cmendi.

Nëse sillet në votim shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, Kosova do të konsiderohet nga bashkësia ndërkombëtare si “rogue state” - shtet mashtrues dhe do të hyj në rang me Korenë e Veriut, Iranit dhe Serbisë se Millosheviqit të fillim 90-va të shekullit të kaluar.

Nëse kjo bëhet, Gjykatën Speciale do ta rikthej Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të rikthehet në veprim fuqishëm rezoluta 1244 e OKB-së, dhe do të përfundoj tregimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës për vitet në vijim. Sot, dëm më të madh vendit tonë është duke i bërë liderët politik të saj se sa vet Serbia e Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat