Absurde: Nga karateja në industri dhe tregti

Aktuale

Absurde: Nga karateja në industri dhe tregti

Nga: Valdrin Nuredini Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 11:08
Ramush Haradinaj dhe Fadil Arifi

Nepotizmi  një dukuri e cila është duke e përcjellur ndër vite Kosovën, është duke u manifestuar edhe në Qeverinë Haradinaj. Kjo për faktin se emërimet e shumta të cilat janë duke ndodhur në kabinetet dhe në ministritë janë duke kaluar çdo rekord të mundshëm.

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi i cili edhe është konfirmuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, se në këtë ministri është punësuar edhe një zëvendësministër. Ai është, Fadil Arifi apo përndryshe vëllau i shefit të kabinetit të Kryeministrit Haradinaj. Për më tepër ky emërim është simbolik sepse është i 70-i në listën e gjatë të zëvendësministrave.

Konfirmimi sa i përket këtij emërimi ka ardhur nga vetë ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili për një medium në Kosovë, e ka pranuar se është emëruar Fadil Arifi si zëvendësministër.

Fadil Arifi, për ata të cilët nuk e njohin është vëllau i shefit të kabinetit të Haradinajt, Avni Arifit.

Ky emërim përveç që e shpërfaqë edhe një rast të nepotizmit që po ndodhë në institucione publike, po ashtu është kontrovers për faktin se si mundet që një njeri i cili ka qenë kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, të emërohet në një digaster i cili ka të bëjë me Industri dhe Tregti. Këtë ndërlidhje e kuptojnë vetëm ata që e kanë emëruar.

Institucionet janë duke u shfrytëzuar për interesa personale dhe emërimet që po bëhen janë duke e shkelur çdo akt të profesionalizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat