Kur do të ndalet Kryeministri? Emëron zëvendësministrin e 71-të

Aktuale

Kur do të ndalet Kryeministri? Emëron zëvendësministrin e 71-të

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 14:30
Ramush Haradinaj dhe Numan Baliq

Ramush Haradinaj ia ka shtuar edhe një zëvendësministër kabinetit të tij. Numan Baliq është zëvendësministri i radhës që i është shtuar kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt.

Lajmin për emërimin zëvendësministër e ka bërë të ditur vetë Numan Baliq në Facebook, duke postuar një komunikatë të partisë së tij për Veprim Demokratik-SDA.

“Në takimin e sotëm në Zyrën e Kryeministrit, kryetari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj mori vendimin për emërimin e Numan Baliqit zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim thuhet se me këtë emërim u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm mes qeverisë dhe bashkësisë boshnjake, qëllim kryesorr i të cilit konsiderohet të jetë arritja e barabarësisë së përfaqësimit të boshnjakëve në këtë ministri dhe sektorët tjerë qeveritarë, shkruan kallxo.

Zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike tashmë është Sami Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat